.

“Na rroftë ligji për prefektin”, Korreshi: Bashkia e Lushnjes nuk jep shërbime, shpërndan vetëm certifikata! Jemi kthyer në fshat të madh të Fierit

"Na rroftë ligji për prefektin", Korreshi: Bashkia e

Korreshi

TIRANË- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenarë ka shprehur shqetësimin për gjendjen në Bashkinë e Lushnjes. Koreshi u shpreh se Bashkia e Lushnjes nuk jep shërbime dhe se vetëm shpërndan certifikata.

Sipas tij Lushnja është kthyer në një fshat të madh te Fierit. Deputeti mori një shembull konkret ku foli në lidhje me zjarrfikëset ku sipas tij nga 40 të tilla vetëm njëra hedh ujë. Ndër shqetësimet e tjera që ngriti ishte edhe rreth shërbimeve shëndetësore ku u shpreh se prej 8 muajsh nuk punon as grafia dhe as aparati i mamografisë në këtë qytet.

“Bashkia e Lushnjes nuk jep shërbime, shpërndan vetëm certifikata. E keni kthyer Lushnjën në fshat të madh të Fierit. Në Lushnjë nuk kishte zjarrfikëse të hidhte ujë kur ra zjarr, është një turp. Nga 40 zjarrfikëse, vetëm njëra hidhte ujë. Disa zjarrfikëse fikeshin e nuk ndizeshin më.

Grafia e Lushnjës nuk punon prej 8 muajsh, nuk punon aparati i momagrafisë prej 8 muajsh. Thyen duart tjetri dhe duhet të shkojë tek privati. 460 mln euro janë koncesionet e shëndetësisë dhe ajo bën 45 mijë euro dhe nuk e bleni dot. Ose do i japim zgjidhje situatës ose na rroftë ligji për prefektin etj. Lushnja ka nevojë për përfaqësi. Na ktheni dinjitetin si Lushnjë”, u shpreh Korreshi.