.

Mocion me debat për drogën në Xibrakë, Çuçi: Për ne nuk ekziston më kjo çështje, është ezuauruar

Nis seanca plenare në Kuvend, Naço interpelancë me ministrin

Bledi Çuçi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka kundërshtuar mocionin me debat në Kuvend për çështjen “Xibraka”. Çuçi ka deklaruar se kjo çështje është e ezauzruar dhe nuk ekziston më për ta. Ai ka shtuar se po të lexosh referencën lidhen duke filluar që nga grupi Habilaj që është trajtuar gjerësisht, për të vazhduar me Xibrakën që, sipas Çuçit, është hetuar dhe gjykuar dhe një debat politik është bërë në parlament.

“Vërtet diskutuam këtë çështje në Konferenën e Kryetarëve, qëndrimi ynë ishte i qartë, madje nuk pranuam as rendin e ditës, pasi është një çështje e ezuaruar gjerësisht si në organet e drejtësisë dhe në parlament. Po të lexosh referencën lidhen duke filluar që nga grupi Habilaj që është trajtuar gjerësisht, për të vazhduar me Xibrakën që është hetuar dhe gjykuar dhe mbi të gjitha dhe një debat politik është bërë në parlament për këtë cështje.

Kujtojmë që në 2018 është ngritur dhe një komision hetim që e ka ezururar të paktën debatin politik për këtë çështje Për ne nuk ekziston më kjo çështje, prandaj nuk ka asnjë arsye të ketë një mocion, një debat për këtë çështje”, tha Çuçi.