.

Mblidhet sot Kuvendi, deputeti socialist Nasip Naço interpelancë me ministrin Peleshi

Nis seanca plenare në Kuvend, Naço interpelancë me ministrin

Kuvendi

TIRANË- Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi. Në seancën e sotme plenare si pikë e parë e rëndit të ditës është interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi. Kjo çështje do të trajtohet pas kërkesës së deputetit socialist Nasip Naço.

Naço ka ngritur një sërë pyetjesh, ku mes tyre nëse është menduar riprodhimi i municionit ushtarake, deri tek rijetëzimi i infrastrukturës së vjetër ushtarake, duke pyetur nëse ka pasur interes nga kompani të huaja. Ministri Peleshi një ditë më parë konfirmoi se kompani të huaja kanë kryer inspektime në infrastrukturë tonë ushtarake me qëllim kthimin e tyre në punë

Kuvendi sot gjithashtu do të diskutojë sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”. Në seancën e sotme do të diskutohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.59/2014,“Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Në rend dite është caktuar që Kuvendi të diskutojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.82/2021, “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”. Në rendin e ditës të seancës së sotme është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.