.

“Konferencën e Kryetarëve e keni kthyer në bunker,” Basha: Amendamentin për Kosovën nuk ka nevojë për duartrokitje dhe lëpirje

Nis seanca plenare në Kuvend, Bardhi: Po i bëni avokaturën Olsi

Basha

TIRANË-Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në në Kuvend u shpreh se prej 6 muajsh kanë bllokuar në Kuvend nismat e opozitës. Ai gjatë fjalës së tij u shpreh se prej 4 muajsh mbahet në sirtar amendamenti për Kosovën. Basha shtoi se Konferenca e Kryetarëve është kthyer në bunker.

Qytetarët nuk e dinë për marrëveshjet që bëni ju për ata që kërkoni t’i gradoni apo t’i fusni në radhët e opozitës. Ju prej 6 muajsh nën mjegullën e ish revolucionit rahmet pastë keni bllokuar nisma të opozitës. Ku është interpelanca e kërkuar më Ramën për Ahmetajn?

Flini për iniciativa për sigurinë por 4 muaj mbani në sirtarë amendamentin për Kosovë. Ajo nuk ka nevojë për duartrokitje dhe lëpirje. Konferencën e Kryetarëve e keni kthyer në bunker. Çfarë është bërë me ligjin për vetingun e politikanëve? Ku është pr.vendimi për heqjen e mandatit të deputetëve?”, tha ai.