.

Ishte shënjestër e një atentati, flet vajza e Sanduloviç: Çdo ditë është një rrezik potencial! Babai merr telefonata kërcënuese se çfarë do të më ndodhë mua

Ishte shënjestër e një atentati, flet vajza e Sanduloviç:

Klara Sanduloviç

SERBI- Vajza e politikanit serb, Klara Sanduloviç ka folur për herë të parë pas deklaratës që lëshoi babai i saj, Nikolla Sanduloviç se dikush po tenon ti vrasë vajzën. Klara u shpreh se për të çdo ditë është një rrezik potencial dhe se babai i saj merr telefonata kërcënuese në lidhje me të.

“Fatkeqësisht ky qytet nuk është më ashtu siç e mbaj mend unë dhe unë nuk e ndjej më atë ngrohtësi këtu sepse thjeshtë për mua çdo ditë është një rrezik potencial, por shpresoj se dikur në të ardhmen ka për të ndryshuar dhe do të bëhet ai Beogradi i vjetër që ka qenë”, u shpreh ajo.

Klara gjithashtu u shpreh se ka ndodhur në të kaluarën që ta përcjellin edhe në rrugë.

“Unë jetojë një jetë krejt normale, nuk jam personalitet publik, merrem me sport dhe kam një jetë shoqërore të pasur. Këto kërcënimë vijnë gjithmonë nga burimet e njëjta, në përgjithësi babai im pranon thirrje dhe mesazhe se çfarë ka për të më ndodhur mua, por unë jo sepse e kam ndryshuar numrin tim dhe nuk e ndaj me askënd, pikërisht për shkak të këtyre gjërave. Megjithatë ka ndodhur në të kaluarë që më kanë përcjellur në rrugë, më kanë ndjekur nëpër park, kërcënime”, është shprehur  ajo.

Politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviç ka tronditur së fundmi me një deklaratë të publikuar në llogarinë e tij në “X”. Në postimin e tij Sanduloviç shkruan se dikush ka vënë në shënjestër të atentatit vajzën e tij, Klarën. Sipas tij disa persona pa treguar se kush, kanë hedhur sheqer në rezervuarin e makinës së vajzës së tij. Kjo sipas Sanduloviçit, për pak sa nuk shkaktoi shpërthim.