.

“I hap rrugë njohjes së gjenocidit”, Shehu për votimin “pro” anëtarësimit të Kosovës në KiE: Ngjarje kryesore për stabilitetit në rajon

Nis seanca plenare në Kuvend, Naço interpelancë me ministrin

Tritan Shehu

TIRANA- Deputeti opozitar Tritan Shehu, ka sjellë në vëmendjen që në nisje të seancës së sotme votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, pro anëtarësimit të Kosovës. Shehu tha se kjo ishte një ngjarje e rëndësishme për rajonin dhe i hap rrugë njohjes së gjenocidit serb në Kosovë. Ai shtoi se kjo ihte një ngjarje që na përket të gjithëve dhe e shumëpritur.

“Mendoj që sot ta nisim seancën duke thënë urime Kosovë për votën për anëtarësimin e saj në KiE, ngjarje kryesore për stabilitetit në rajon dhe rrugën europiane të Rajonit.

Është një ngjarje që na përket të gjithëve. Ishte një ngjarje e shumëpritur. Shpresojmë që edhe vendimi i ministrave në maj të jetë i njejtë. Kjo është e rëndësishme për hapjen rrugë të dënimit të Gjenocidit serb në Kosovë”, tha Shehu.