.

Bardhi: Mocion me debat për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve në vend

Nis seanca plenare në Kuvend, Naço interpelancë me ministrin

Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar një mocion me debat për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve në vend. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi ka theksuar se lufta e qeverisë ka favorizuar grupe kriminale në tregtimin e narkotikëve. Ndërkohë që ka shtuar maxhoranca ka marrë përsipër të bëjë avokatinë e Olsi Ramës.

‘Në shkelje të rregullores ju shkelët një çështje që është shqyrtuar në konferencën e kryetarëve. Nuk e keni sjellë në seancë plenare. Grupi parlamentar i PD, ka paraqitur kërkesë për mocion me debat sa i takon prodhimit shitjes së lëndëve narkotike në vend. Bazuar në shqetësimin si vend prodhues i lëndës narkotike, dhe vend tranzit. Lufta e qeverisë ka favorizuar grupe kriminale në tregtimin e narkotikëve. Keni marrë përsipër të bëni avokatinë e Olsi Ramës. Morët urdhër politik për ta bllokuar. Por keni detyrim të shpjegoni pse e bllokoni. Kemi detyrim për 10 minuta kohë të shpjegojmë pse duhet futur mocioni në seancë. Nuk mund të mbyllni kuvendin se pse nuk keni mbyllur dot procedimin penal për zotin Rama’, tha Bardhi.