.

“Baballarët tuaj sulmojnë SPAK-un”/ Spiropali sulmon Opozitën: Njëri në majë të pallatit, tjetri në majë të delirit

Nis seanca plenare në Kuvend, Naço interpelancë me ministrin

Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka sulmuar Opozitën gjatë seancës së sotme plenare. Duke folur në Kuvend, Spiropali ka theksuar se baballarët e tyre kanë sulmuar SPAK-un, duke nënkuptuar këtu kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Spiropali tha se të dy këto politikanë, të cilët kanë qenë në poste si kryeministra dhe presidentë, përdorin SPAK një gjuhë të dalë nga binarët e mendjes.

“A keni ndonjë opinion për baballarët në majë të thanës ku janë ngjitur. Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK, tjetri në majën e delirit të madhështisë ku kafshon SPAK dhe kreun e SPAK nëpër ekrane e ku ti dalë përpara? A keni një opinion për këto? Bëni prokurorin e gjyqtarin këtu? Për gjuhën e dalë fare nga binarët e mendjes të dy baballarëve tuaj në majë të thanës nuk e përmendni, dhe silleni këtu sikur nuk ekziston, të dy president të kësaj republike. Të dy kryeministria të këtij vendi dhe bela të këtij populli, të cilin nuk mund të shpreheni dhe vini këtu për të bërë rrëmujë e të na thoni se çfarë opinion keni për ulërimat e tyre dhe helbete ata nuk janë kokdële por dy baballarët e opiztës tuaj, në emër të të cilëve vini këtu dhe na drejtoni gishtin për drejtësinë, ju që jeni të zhytur kokë e këmbë brenda me dy gishta jashtë. Ju gënjen mendja se mund të hani thana në pemët e tyre dhe ti vilni votat në koshin e popullit, ndaj vini këtu e flisni këtë gjuhë,” tha Spiropali.