.

Vrasja e Fatjon Bicit, Prokuroria kërkon mbi 30 vite burg për autorin dhe bashkëpunëtorët e tij

Vrasja e Fatjon Bicit, Prokuroria kërkon mbi 30 vite burg për autorin

Fatjon Bici

ELBASAN- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës në lidhje me vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici. Para Prokurorisë kanë dalë autori dhe bashkëpunëtorët e vrasjes së 15-vjeçari. Ndërkohë ndaj Prokuroria kërkon mbi 30 vite burg për autorin e ngjarjes dhe bashkëpunëtorët.

Më tej bëhet me dije se Prokuroria dha pretencën për 4 te miturit, ku u kërkua 12 vjet burg për Orgito Çarçiu, i cili është i dyshuar si autori i vrasjes dhe nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunëtorët e tij.

Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit qe parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur. Por gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët. Çka do të thotë se do të jetë gjykata që do të llogarisë më tej dënimet e tyre.

Si ndodhi ngjarja?

16-vjeçari Bici u vra me thikë pas një sherri me 4 bashkëmoshatarë. Ai ka qenë në shkollë atë ditë dhe pasi përfundoi mësimin pa kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur. Mirëpo, si pasojë e goditjeve me thikë, humbi Bici, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.

4 të rinjtë, pas arrestimit nga policia ditën e ngjarjes, në prani edhe të psikologut, rrëfyen se sherri me Marko Bicin kishte nisur rreth 2 muaj më parë, mirëpo vijoi edhe më tej në rrjetet sociale. Në dosjen e prokurorisë, citohen edhe mesazhe të shkëmbyera mes djemve në konflikt në platformën sociale snapchat ku i dërgonin njëri tjetrit thika dhe përforcues grushti e duke thënë se këto mjete do t’i përdornin ndaj njëri-tjetrit dhe për fat të keq kështu ndodhi duke përfunduar në një tragjedi.