.

Tronditet “familja” e Partisë së Lirisë, Kryemadhi: PL po heq vëmendjen nga inceneratorët

Tronditet “familja” e Partisë së Lirisë, Kryemadhi:

Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi ka bërë një postim në Facebook, pas konferencës së kreut të Partisë së Lirisë dhe bashkëshortit të saj Ilir Meta. Kryemadhi thekson se çfarë po ndodh tani me PL-në po heq vëmendjen nga inceneratorët dhe aferat e tjera të kësaj qeverie. Ndërkohë që ka theksuar se temat që duhet të udhëheqin aksionin opozitarë duhet të jenë denoncimi me fakte i inceneratorëve dhe jo filmat e vjetër me përfundim të njëjtë.

Postimi i Plotë:

Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre. Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar. Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.