.

Serbia bllokon autobusët e Kosovës në kufi, flet një nga shoferët: Kemi problem me ushqimin! Një pasagjeri i është ofruar ndihmë mjekësore, ka pasur pak stres

Serbia bllokon autobusët e Kosovës në kufi, flet një nga

Pamje nga pika kufitare

SERBI- Pa kaluar akoma 24 orarë nga dhënia e dritës jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës për avancimin përpara të Kosovës në KiE është regjistruar një incident nga pala Serbe. Autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin Batrovci, Serbi-Kroaci, nga mesnata kanë bllokuar katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur shoferi i një autobusëve, Driton Bajrami i cili u shpreh se problemi më i madhë i bllokimit që u është bërë autobusëve në Serbi është me ushqim. Ai tha se kompania e tyre, ia ka siguruar udhëtarëve pijet, ndërsa për ushqim janë në pritje nga restorantet e afërta se a do të mund të furnizohen. Shoferi shtoi se një udhëtari për shkak të stresit është dashur që të i ofrohet ndihmë mjekësore.

“Në orën 23:00, mbrëmë kur kemi hyrë në kufi këtu, i kanë bllokuar autobusët. Jemi pesë autobusë duke shkuar në drejtim të Evropës dhe 6 autobusë në drejtim të Kosovës. Prej çdo autobusi i kanë marrë nga 2-3 udhëtarë në pyetje. I kanë lëshuar prapë dhe jemi në pritje. I kanë pyetur për emër, mbiemër se ku banojnë, ku punojnë, qesi pyetje.

Vetëm një ambulancë është një udhëtarë ka pasur pak stres. Gjendja është mirë, mirë, problemin më të madhe është që bukë nuk kemi për udhëtarë, për momentin. I kemi thirr disa restauranta në afërsi, janë mbet me tregu a po mundën me përgatitë a jo. Me ja pru ushqimin udhëtarëve të Zhitia Turistit. Pijet ja kemi kry na udhëtarëve. Jemi në pritje të shohim tash se fare po ndodhë”, ka deklaruar ai për teve1.info

Me këtë situatë është përballur edhe këngëtari i njohur nga Kosova, Labinot Tahiri i cili për mes një postimi në llogarinë tij  në “Facebook” është shprehur se ka shkuar të shohë nga afër situatën pasi ndodhej në Kroaci. Më tej në video duke se ai iu ka dërguar ujë e ushqime udhëtarëv që u bllokuan në kufirin Kroaci-Serbi.

Artisti shkroi se ishte e pahijshme nga ana e tij të kalonte pa u kthyer dhe të përshendeste qytetarët të cilët janë ndaluar prej disa orësh në kufirin Kroaci-Serbi.