.

Meta zbardh organizimin e ri të PL-së: Do të kandidoj për postin e Presidentit!

"Sekretariatin e Përgjithshëm do ia besoj Blushit," Meta

Xhixho, Meta dhe Blushi

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotmë një konferencë për mediat. Në këtë konferencë Meta ka bërë të ditur me organizimin e ri të PL-së ndërsa ka ashtuar se kjo parti nuk do të ketë më kryetar, por do të drejtohet nga një president.

Meta më tej ka bërë të ditur se ai do të kandidojë në Konventën e Partisë së Lirisë për t’u zgjedhur si President i kësaj force politike. Ai tha se PL do të këtë një zv.presidentete dhe ajo do të jetë Erisa Xhixho. Ndërsa për postin e Sekretarit të Përgjithshëm ka propozuar Tedi Blushin.

“Vijon puna për ndryshimet në Statut që do të sjellin një Partis të re Lirie që do të jetë e aftë t’i përgjigjet një regjimi mafioz dhe të frymëzojë shqiptarët në luftën për liri. Do të godasim nepotizmin në parti sepse ka qenë një shqetësim dhe problem i madh. Do ti japim goditje krahinalizmit dhe do jemi partia më demokratike në Shqipëri, më e organizuara dhe më e fuqishme sa i takon ekzekutimit.PL në vlerësimin tim nuk mund të vijojë me lidership kakofonik. Do të ketë kryesi ekzekutive dhe kryesi politike. Nuk do të ketë kryetar por president, dhe padyshim që unë do të kandidoj.

Kjo parti nuk do të ketë vetëm një zv.president. Ndaj jam këtu do të jetë zv.presidente dhe e vetmja kandidatë është Erisa Xhixho, që e njohin të gjithë të rinjtë e të reja. Është e papërtueshme, bën edhe shumë detyra që nuk i bën Tedi sepse i bën e shoqja e Tedit. Ajo do të vazhdojë të shkëlqejë me të gjitha cilësitë e mundshme që ka.

Dhe nuk është nga skprapari sepse ka pasur një keqkuptim me një shofer taksist nga Skrapari. I thotë që “bravo ti goca jonë se na nderova”. Ajo i thotë që s’jam nga Skrapari, por Gjirokastra. Të mos thotë njeri që është kandidate sepse është me origjinë nga Backa. Jo është nga Gjirokastra. Partia do të ketë 1 president, unë jam kandidat dhe kushdo tjetër mund të jetë kandidat. Postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PL-së do t’i besoj Tedi Blushit. Kushdo që ka një kandidat më të mirë se sa Tedi, ta paraqesë,” tha Meta.