.

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Me moszbatimin e vendimit GJK rrëzoi shtetin, nuk mund të ketë një drejtësi për Ramën dhe një drejtësi për kundërshtarët e tij

Kreu i Grupit parlament të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, ka akuzuar kryeministrin Rama si të përfshirë në afera korruptive. Bardhi thotë se PD dënon qasjen e mazhorancës për të mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke ju referuar kështu vendimit për mandatin e Olta Xhaçkës.

Ai tha se kryeministri Edi Rama duke mos zbatuar vendimet e GJK i ka hequr opozitës mundësinë për të marrë drejtësi ne institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta. Sipas tij kështu Rama ka rrëzuar shtetin dhe çdo mjet demokratik me të cilat opozita dëshiron ti bëjë betejat e veta.

“Grupi parlamentar i PD dënon qasjen e mazhorancës për të mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Koncepti i ri që ka ngritur mazhoranca se votës se deputetëve apo të Kuvendit të Shqipërisë nuk i imponohet dot një vendim i Gjykatës Kushtetuese, në fakt është rrëzim i parimeve mbi të cilën është ndërtuar bashkëjetesa në vendin tonë. Nëse mazhornaca dhe opozita kanë një konflikt si ai që kishim me përpara viti, kush është institucioni që e zgjedh konfliktin. Kushtetuta e ka përcaktuar se këtë konflikt mes mazhoranës dhe opozitës se ne nuk do të kalojmë në vetëgjyqësi e zgjidh Gjykata Kushtetuese. Nëse ti opozitës duke mos zbatuar vendimet e GJK i heq edhe mundësinë për të marrë drejtësi ne institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta, praktikisht ke rrëzuar shtetin ke rrëzuar çdo mjet demokratik me te cilat opozita dëshiron ti bëjë betejat e veta. Ai vendim e detyronte mazhornacën të ja dorëzonte drejtësisë Olta Xhaçkën. Mbrojtja politike është mesazhi me i gabuar për luftën ndaj pandëshkueshmërisë qe ne te gjithë bashkë kemi rënë dakort që është dmosdoshmëri që Shqipëria të eci përpara. Nuk mund të këtë një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi për kundërshtarët e Edi Ramës.”, tha Bardhi