.

I futi fshehurazi kanabis në rroba, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari në burgun e Drenovës

I futi fshehurazi kanabis në rroba, arrestohet në flagrancë

foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari me inicialet O.K në Korçë. Mësohet se 38-vjeçari i ka dërguar rrobat kushëririt të tij në burgun e Drenovës ku në to janë gjetur lëndë narkotike të llojit kanabis në formën e boçeve. Me rastin do të merret Prokuroria e Korçës.

Njoftimi i Policisë:

Në Ievp Drenovë u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “prodhim shitje narkotikëve dhe futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në Ievp parashikuar nga nenet 283 dhe 324/-a/1 të K.Penal të shtetasit O.K, vjeç 38 lindur e banues në Korçë,:

Pasi më datë 15.04.2024 ka shkuar t’i dergojë rrobat kushëririt, i cili është i akomoduar për veprën penale neni 283 K.Penal, në Ievp Drenovë me cilësinë, i paraburgosur shtetasi S.P vjeç 30.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Juridiksion Përgjithshëm Korçë.