.

GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako

GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish-kryebashkiakut të

Vangjush Dako

TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotmë ka marrë vendimi për të kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos dhe ish zyrtarëve të tjerë. Seancën e kaluar u paraqit ekspertiza e re nga SPAK, e cila e ka përllogaritur dëmin për projektin e promenadës bregdetare.

Prej 27 shkurtit Dako ndodhet në arrest shtëpie pasi iu ndryshua masa e sigurisë, për tejkalim të afateve të paraburgimit. Ankimi i SPAK për rikthimin e tij në qeli u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Vangjush Dako nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të mërkure ku merret zyrtarisht i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste. Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.