.

Deklaratat e Metës ndaj kreut të SPAK, reagon BE: Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar mbi deklaratat e kreut të PL, Ilir Metës ndaj kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumanit.

Në deklaratën e tyre, BE shprehet se sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Më tej shprehen se mbështesin deklaratën e KLP-së, duke dënuar si papranueshme deklaratat publike të drejtuara kundër SPAK.

“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim deklaratat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke dënuar si papranueshme deklaratat publike të drejtuara kundër SPAK. Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar“, thuhet në deklaratë