.

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, burg përjetë Besnik Pjetrit

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, burg përjetë

Besnik Pjetri

LEZHË- Besnik Pjetri është dënuar ditën e sotme me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-vjerrit dhe ish-kunatit në Lezhë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022 në fshatin Gryke Zeze te Lezhës. Sot Gjykata e Lezhës mori vendimin për burg me jetë për autorin. Pjetri u gjet fajtor për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtje pa leje.

SI NDODHI VRASJA?

Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës së datës 29 gusht 2022 pranë banesës së viktimave, ku 45-vjeçari priste që ata të ktheheshin në shtëpi. Babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin pasur një dasmë në vendlindje, te disa të afërm. Ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banesë është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Shkak që Besnik Pjetri të vriste ish-vjehrrin dhe ish-kunatin ishin bërë sherret e vazhdueshme që kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj. Ai kishte 2 vajza me ish-bashkëshorten me të cilën kishte 6 vite që ishte divorcuar