.

VIDEO/ E pazakontë, përplasje për projektligjin për “agjentët e huaj”, deputeti gjeorgjian godet kundërshtarin në fytyrë

VIDEO/ E pazakontë, përplasje për projektligjin për

Foto nga vendi i ngjarjes

GJEORGJIA- Politikanët gjeorgjianë janë përplasur në parlament, teksa ligjvënësit e partisë në pushtet synonin të avanconin një projekt-ligj të diskutueshëm për “agjentët e huaj”, që është kritikuar nga vendet perëndimore dhe ka nxitur protesta. Sipas mediave të huaja, pamjet treguan Mamuka Mdinaradze, kreun e fraksionit parlamentar të partisë qeverisëse dhe një forcë shtytëse pas projektligjit, që u godit me grusht në fytyrë nga deputeti i opozitës Aleko Elisashvili.

Raportohet se incidenti shkaktoi një përleshje më të gjerë midis disa ligjvënësve, më pas thuhet se Elisashvili ishte përshëndetur me brohoritje nga protestuesit jashtë ndërtesës së parlamentit.

“Ëndrra Gjeorgjiane” tha në fillim të këtij muaji se do të rifusë legjislacionin që kërkon që organizatat që pranojnë fonde nga jashtë të regjistrohen si “agjentë të huaj” ose të përballen me gjoba, 13 muaj pasi protestat e detyruan atë të anulojë planin.

Projektligji ka tensionuar marrëdhëniet me vendet evropiane dhe SHBA-në, të cilat kanë thënë se e kundërshtojnë miratimin e tij. BE, e cila i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit në dhjetor, ka thënë se masa është e papajtueshme me vlerat e bllokut.