.

Tronditet sërish Kosova, vritet një grua në Pejë, i dyshuar kryesor bashkëshorti i saj

Tronditet sërish Kosova, vritet një grua në Pejë, i dyshuar

Foto ilustruese

KOSOVA- Kosova është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë pasi mësohet se një rgua në Pejë është vraraë. Sipas autoriteteve, i dyshuari kryesor për ngjarjen është bashkëshorti i saj. Ky i fundit është arretuar dhe mësohet se i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes po kryhen hetimet e nevojshme.

“Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë. Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Mediat raportuan se vrasësi ishte ish-bashkëshorti i saj. Sipas statistikave, që nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 57 gra.