.

“Përjashtim nga puna dhe ulje në kategori”, Teatri Kombëtar mesazh trupës: Nuk mund të merrni pjesë në aktivitete të tjera pa lejen tonë!

"Përjashtim nga puna dhe ulje në kategori", Teatri

Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e djeshme trupa e Teatrit Kombëtar ka marrë një mesazh ku thuhej se ky institucion i informonte se duhej të zbatonin nenin 5 të Kontratës Individuale të Punës. Sipas këtij mesazhi, trupa e Teatrit Kombëtar nuk mund të merrte pjesë në aktivitete artistike, spote televizive, shfaqje, etj., jashtë institucionit pa marrë miratimin me shkrim nga punëdhënësi.

Po ashtu mesazhi në fjalë paralajmëron trupën se për çdo shkelje të kësaj dispozite do të merret masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për përjashtim nga puna” ose ulje në kategori.

Mesazhi:

Përshëndetje!

Teatri Kombëtar ndjen nevojën t’ju ri informojë se në përputhje me nenin 5 të Kontratës Individuale të Punës, nuk mund të merrni pjesë në aktivitete artistike, spote televizive, shfaqje, etj. jashtë institucionit të Teatrit Kombëtar pa marrë miratimin me shkrim nga punëdhënësi.

Ky është një njoftim i përsëritur, ndaj merrni masa për zbatimin këtij neni. Për çdo shkelje të kësaj dispozite do të merret masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për përjashtim nga puna” ose Ulje në kategori.

Ju lutemi të zbatoni kontratën e punës të cilën e keni firmosur me vullnet të plotë.