.

Nga dhuna ndaj nënës tek ngacmimet seksuale, arrestohen dy persona dhe procedohet një tjetër në Korçë

Arrestohen dy persona, procedohet penalisht një tjetër dhe shpallet në kërkim një i ri për vepra të ndryshme penale në Korçë. Mësohet se një 23-vjeçar është arrestuar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj e 29 ditë burgim pasi ka kryer marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur.

Gjithashtu një tjetër person është arrestuar pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar automjetin që drejtonte në gjendje të dehur. Një grua është proceduar në gjendje të lirë pasi ka dhunuar nënën e saj.

Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një person. Bëhet me dije se në rrugën Pogradec-Tushemisht një drejtues ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur e dëmtuar pasagjerja e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, për ndalimin e shtetasit K. K., 23 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. L., 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. X., 47 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. P., 19 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme