.

FOTO+EMRI/ Dyshohet se vrau gruan me armë zjarri brenda banesës, ja kush është i arrestuari në Pejë

FOTO+EMRI/ Dyshohet se vrau gruan me armë zjarri brenda banesës, ja

Autori i dyshuar

KOSOVA- Një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Pejë të Kosovës. Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi. Ai tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestrur arma.

“Jemi në pritje të Institutit të Mjekësisë Ligjore që të tërheqë trupin e pajetë”, tha ai.

Ndërkohë mediat në Kosovë bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngarjes është Edmond Lajqi.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë. Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Mediat raportuan se vrasësi ishte ish-bashkëshorti i saj. Sipas statistikave, që nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 57 gra.