.

E rëndë në Berat/ Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar

Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të martë në banesën e tij në lagjen “Çlirim” të qytetit në Beratit. Bëhet e ditur se prej tre ditësh ai kishte shkëputur kontaktet me familjarët dhe kanë qënë këta të fundit që kanë denoncuar në polici. Pas kontrolleve, 60-vjeçari është gjetur i vdekur në banesë.

Efektivët e Shërbimit Zjarrëfikës kanë hyrë me shkallë nga ballkoni i banesës dhe e kanë gjetur 60-vjeçarin të shtrirë në krevat dhe pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e Policisë, që po kryejnë procedurat e para hetimore. Sipas Policisë, dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune, ndërkohë që nga të afërmit konfirmohet se ai kishte probleme me tensionin.

Gjithashtu trupi i pajetë i 60-vjeçarit u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do të kryhet autopsia mjeko-ligjore, që do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes së tij.