.

Arrestimi i krahut të djathtë të Rrumit të Shijakut, Policia: Akuzohet për rrëmbim

VIDEO/ Arrestimi i krahut të djathtë të Rrumit të Shijakut,

Policia

TIRANË-  Krahu i djathtë i ‘Rrumit të Shijakut’, Agron Bejdolli është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Durrësit. Bejdolli ishet shpallur në kërkim për rrëmbim dhe heqje lirie në vitin 2022, të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj. Bëhet me dije se Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit.

Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni policor i koduar “ëanted”. I shpallur në kërkim për heqje të paligjshme të lirisë, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga pranga 33-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar “ëanted”.

Gjatë operacionit, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 02.05.2023, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas akuzohet se më datë 02.10.2022, në Maminas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i ka hequr lirinë shtetasit I. B., banues në Durrës. Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.