.

Akuzohet për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, del fotoja e Agron Bejdollit

Ngjarja nisi nga një përplasje ne autostradën Tiranë-Durrës ku dy vëllezërit Beqiraj ishin duke qarkulluar me një motor “Piaggo”. Ato u përplasën nga një mjet, i cili kishte brenda 4 persona. Vëllezërit shkuan për t’u sqaruar, por situata agravoi. Gjatë konfliktit, Indrit Beqiraj është marrë peng. Ndërsa policia ishte vënë në lëvizje për ta liruar atë, autorët e kanë lënë të lirë, kanë braktisur mjetin dhe janë arratisur. Midis tyre dyshohet të ketë qenë edhe “Rrumi”.

Më pas, operacioni policor i koduar “Porositësi”, u organizuar nga Policia e Durrësit pas dëshmisë së dy vëllezërve Beqiraj, të cilët denoncuan në polici dhunën e ushtruar ndaj tyre nga disa persona, për të përfunduar më pas në pranga si “vrasës me pagesë”. Zbërthimi i tyre përpara organeve të hetimit ka mundësuar jo vetëm veprimtarinë e tyre kriminale, por edhe zbardhjen e disa vrasjeve, të cilët kishin mbetur në sirtarët e policisë si ngjarje pa autorë.

Vëllezërit kishin marrë porosi edhe për eliminimin e Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe edhe si “Rrumi” i Shijakut. Një nga personat e përfshirë në dhunimin e vëllezërve gjatë së shtunës ishte pikërisht miku i “Rrumit”, i cili me sa duket ka pasur informacion për tentativën e tyre për ta vrarë