.

Akuzat e babait pasi i biri humbi jetën në fushë: “Nuk kishte as mjek as ambulancë aty…”

Ne jemi të shkatërruar, por tani duam të vërtetën. Do të bëjmë një ankesë, sepse duam të kuptojmë se si vdiq djali ynë”. Këto janë fjalët, të publikuara sot nga “Corriere della Sera”, të Sandro Giani, babait të Mattia, sulmuesit 26-vjeçar nga Castelfiorentino, i cili vdiq në Careggi pas kolapsit shëndetësor që pësoi gjatë ndeshjes së Eccellenza kundër Lanciotto.

Giani, i cili ishte në stadium me familjen e tij dhe të dashurën e Mattia, kur djali i tij u ndje keq, gjithashtu deklaron: “Unë e di vetëm se mjeku nuk ishte aty në atë fushë dhe se ambulanca e parë mbërriti pa mjek pas 15 minutash.

Ndërkohë, – vazhdon Sandro Giani, – masazhatori i Castelfiorentino u përpoq ta ringjallte djalin tim. Pastaj një spektator që punonte si infermier zbriti nga tribuna për ta ndihmuar. Defibrilatori ishte aty, por u përdor vetëm nga mjeku i sjellë nga ambulanca e dytë. Si mund të vdesësh kështu?”

ASL sqaron se ambulanca ka mbërritur për 8 minuta dhe rregulloret e FIGC kërkojnë praninë e mjekut anash fushës ose të ambulancës. Klubi i Lanciotto deklaron se mjekët ishin rrugës duke ardhur