.

VIDEO/ U përball me agresorin dhe në fund e vrau, dalin pamjet nga ndalimi i 40-vjeçarit nga policia në qendrën tregtare në Australi

VIDEO/ U përball me agresorin dhe në fund e vrau, dalin pamjet nga

Amy Scott

AUSTRALI- Në 24 orët e fundit në Australi, oficerja e policisë 39-vjeçare, Amy Scott e cila neutralizoi autorin e sulmit në një qendër tregtare në Sidnei, Joel Cauchi është trajtuar si heroinë. Nga ky sulm mbetën të vdekur 6 persona mes të cilëve edhe një nënë e një vajze 9-muajshe.

Scott, një veterane 39-vjeçar e policisë australiane  ndoqi Cauchin pasi u njoftua për sulmin dhe u përball me të në katin e pestë të qendrës tregtare. Dëshmitarët okularë treguan se oficerja e policisë i bërtiti 40-vjeçarit që të hidhte thikën në tokë dhe kur ai tentoi ta sulmonte, ajo e qëlloi dhe e vrau.

Pasi e qëlloi mësohet se policia i ka kryer CPR 40-vjeçarit derisa ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe më në fund autori ka dhënë frymë në qendrën tregtare.

“Oficer Scott, i cili vrapoi drejt rrezikut, tregoi profesionalizëm dhe qetësi pa asnjë hezitim dhe pa dyshim shpëtoi shumë jetë”, tha kryebashkiaku i New South Wales.

Një oficer policie i sindikatës që foli me Scott tha se ajo ishte e kënaqur me mënyrën se si veproi dhe nuk e konsideron veten një hero.

“Unë fola me të dhe ajo më tha se këto janë ditë pa shumë gjumë. Ajo e di që trajtohet si hero, por për të gjithçka që bëri ishte puna e saj”, tha ai në mënyrë karakteristike për policin Scott.