.

SPAK përfundon hetimet për dosjen Metamorfoza/ Të akuzuar Behar Bajri, Pëllumb Gjoka e ish-prokurori Lita, Martinaj në hetim të ri

SPAK përfundon hetimet për dosjen Metamorfoza/ Të akuzuar Behar

SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet ndaj anëtarëve të dosjes Metamorfoza të identifikuar nga bisedat në aplikacionin SKY teksa porosisin apo dështojnë për të eliminuar kundërshtarët. Top Channel shkruan se akuzat u janë komunikuar Behar Bajrit, Pëllumb Gjokës. Po ashtu ish-shefit të operacionales Oltion Bistrit të cilit i është hequr akuza e shpërdorimit të detyrës, por i adresohet vepra e korrupsionit. Njëherazi ish-zyrtarit tjetër të policisë Ardit Hasanbegaj që në mbyllje të hetimeve dyshohet se ndihmoi Bajrat gjatë planeve të tyre për të vrarë Ibrahim Licin dhe Dorjan Dulin.

I akuzuar përfundoi edhe ish-prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita. Për personat që mbas operacionit Metamorfoza vijojnë ende në kërkim, SPAK ka veçuar hetimin. Ka edhe disa fraksione të tjera të dosjes Metamorfoza, referuar bisedave të zbardhura nga aplikacionet SKY dhe Enxhro, që janë veçuar derisa të mbërrijnë letërporositë. Prokurorit të Shkodrës Xhevair Lita që komunikon me anëtarë të grupit për zhvillimin e  dosjeve hetimore, SPAK hoqi akuzën e grupit kriminal. Por ish-zyrtari i drejtësisë do të përballet me gjykatën për akuzën e akuzat e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor.

Nga operacioni i SPAK i quajtur “Metamorfoza” kanë përfunduar disa persona në pranga, mes të cilëve ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurorë e biznesmenë. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtori i forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistri; drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka. Ish-drejtuesi i Operacionales Oltion Bitri akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe nxjerrje të akteve sekre, kurse prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit. Oficeri tjetër i policisë që është liruar nga detyra një vit më parë, Ardit Hasanbega që ka qënë pjesë e policisë së Shkodrës dyshohet se ka ndihmuar anëtarët e grupit Bajri për të kryer vrasjen ngelur në tentativë të Ibrahim Licit. Në kërkim mbeten shumica prej personave të përfshirë në grupin kriminal, e përkatësisht Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj dhe Elion Hato.