.

“Nuk do të jetë e thjeshtë,” Vuçiç: Shpresoj se ekziston mundësia të shqyrtohet shtyrja e anëtarësimit të Kosovës në KiE

"Nuk do të jetë e thjeshtë," Vuçiç:

Aleksandar Vuçiç

SERBI– Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një deklaratë së fundmi është shprehur se sot se Serbia do të vazhdojë të luftojë edhe pse kundërshtarët e tij janë fuqitë dominuese të Perëndimit. Vuçiç u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe shpjegimet e tyre për këtë proces janë qesharake.

Ai më tej vazhdoi me pretendimet se Kosova gjatë këtyre 11 viteve nuk ka përmbushur detyrimet e saj për forminin e Asociacionit. Sipas tij të gjithë liderët evropianë kanë konfirmuar se Serbia nuk do të duhet të përmbushë asgjë derisa të formohet Asociacioni.

“Sa për Këshillin e Evropës, çfarë mund t’ju them? Gjëja më qesharake është kur ke shpjegimet e tyre se ky është një proces normal, se është shkruar diku. Epo, diku thotë se Asociacioni duhej të formohej 11 vjet më parë. Të gjithë ju liderët evropianë edhe Scholz, Macron dhe Meloni më keni thënë se nuk duhet të bëjmë asgjë derisa të formohet Asociacioni, kështu që e keni harruar këtë”, tha Vuçiç.

Ai shpreson se ekziston mundësia të shqyrtohet shtyrja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Sidoqoftë, nuk do të jetë e thjeshtë. Ne kemi dërguar shumë letra dhe letra zyrtare në adresa të ndryshme dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Po më thërrasin nga të gjitha anët e mundshme për të më bindur për diçka që gjoja të bëjmë një lloj kompromisi”, ka pretenduar Vuçiç.

Presidenti serb tha se votimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës do të kalojë nesër, duke shtuar se beteja kryesore për Serbinë është më 16 maj.

“Nesër do të kalojë dhe beteja jonë kryesore është më 16 maj, kështu që do të shohim nëse do të ketë ndryshime”, shpreson Vuçiçi.