.

Ndërpritet Komisioni për TIMS, Gogu: Të miratojmë çdo kërkesë të ekspertëve për informacion

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, nënkryetari Toni Gogu propozoi në emër të anëtarëve të mazhorancës të miratohen kërkesat e ekspertëve për informacion. Pas propozimit Gogu kërkoi një pushim të shkurtër të mbledhjes.

“Votojmë sot çdo kërkesë për marrje informacioni. Por ju lutem mos sillni kulturën e asgjësimit të votës. Ne kërkojmë që të votojmë. Veprimtaria jonë duhet të mos ketë asnjë ves ligjor. Ekspertët mbledhin informacion dhe i propozojnë komisionit një plan hetimor. Nuk mund të ketë vendime të njëanshme. Të miratojmë çdo kërkesë për informacion”, deklaroi Gogu