.

EMRAT/ Mashtrime me vlerë 7 mln euro me Call Center-a, SPAK jep pretencën për 13 të akuzuarit, kërkohet burg për kreun e grupit

EMRAT/ Mashtrime me vlerë 7 mln euro me Call Center-a, SPAK jep

Foto ilustruese

TIRANA– SPAK ka dhënë pretencën për 13 të akuzuar për mashtrim me vlerë rreth 7 milion euro të shtetasve gjermanë përmes call center-ave. Mësohet se Prokuroria e Posaçme kërkoi sot dënimin me 9 vite heqje lirie për Erjon Kasmin, që konsiderohet personi kyç në grupin kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të struktura kriminal. Ndërsa për Xhulian Xhafën, i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, SPAK kërkon dënimi me 8 vjet e 6 muaj.

Pretenca e SPAK parashikon përllogaritjen e zbritjes së 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. SPAK ka sekuestruar më herët disa llogari bankare mes te cilave shumën prej 588 mijë euro në emër të Erjon Kasmit si dhe 20 milionë lekë në emër të Xhulian Xhafës. Gjithashtu një tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erjon Kasamit në Kosovë si dhe 9 apartamente, 3 garazhde, 2 ndërtesa dhe 5 sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katror tokë.

Pretenca u dha edhe për:

Anduel Gjergji 3 vite shërbim prove

Ariol Zenuni 3 vite shërbim prove

Denada Bardhi 2 vite shërbim prove

Emion Orizaj 3 vite shërbim prove

Ermir Shehu

Eris Kurila 3 vite shërbim prove

Evis Mahmutaj 3 vite shërbim prove

Ilir Shkurti 2 vite shërbim prove

Indrit Tila 2 vite shërbim prove

Klevin Molla shërbim prove

Skerdi Llupi shërbim prove

të akuzuar për “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”.