.

Vendimi për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Mesazh mafioz që Rama i përcolli SPAK

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka komentuar vendimin e maxhorancës për të mos çuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese. Duke folur pas seancës plenare, Bardhi thekson se ky është mesazhi që Ramapo tenton t’i përcjellë SPAK se Xhaçka nuk preket. Po ashtu ai ka theksuar sedo të marrin një vendim nëse do t’i drejtohen Kushtetueses, pasi nëse vendimet e tyre nuk zbatohen ata e marrin rrogën kot.

“Pa diskutim unë nuk pres nga Edi Rama, e kam ditur mirë raportin që ka me drejtësinë dhe zbatimin e parimeve të shtetit ligjor. Heshtja do të thotë të mbështesin grisjen e një vendimi të GJK. Kodi me mesazhi mafioz që Rama i përcolli prokurorisë së posaçme është që nuk mund ta prekë Olta Xhackën. Nuk ka asnjë dallim mes një vendimi të GJK dhe GJKKO. Prandaj në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetutshmërinë në vend dhe reformën ne drejtësi. Ditë e zezë për Shqipërinë dhe Parlamentin. Duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi GJK. Nëse vendimet e tyre nuk zbatohen, e marrin pagën kot,” tha Bardhi