.

Gjendet i vdekur aktori 27-vjeçar, Cole Brings Plenty

Gjendet i vdekur aktori 27-vjeçar, Cole Brings Plenty

Cole Bring Plenty

SHBA- Cole Bring Plenty aktori amerikan, 27-vjeçari është gjetur pa shenja jete në një zonë pyjore në Kansas të SHBA. Cole u raportua i zhdukur nga familja e tij në fillim të kësaj jave pasi nuk zhvilloi takimin e planifikuar më herët me agjentin e tij. Duke postuar në Instagram, aktori Moses Brings Plenty, 54 vjeç, konfirmoi vdekjen e nipit të tij duke ndarë një deklaratë nga vëllai i tij, Joe, babai i Cole.

“Me pikëllim të thellë konfirmoj se nipi im, Cole, është gjetur dhe nuk është më me ne. Duam të shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për të gjithë për lutjet dhe mendimet pozitive që dërguat për Cole”, shkruan aktori 54-vjeçar.

Po ashtu në lidhje me rastin, po zhvillohen hetime ndërsa akoma nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së 27-vjeçarit.  Departamenti i policisë, Lawrence Kansas (LKPD) tha se ata po ofronin një rol mbështetës në këtë rast dhe po ndihmonin familjen. Kjo vjen pas pak ditësh që aktori ishte i dyshuar nga policia për një rast të dhunës në familje.

“Oficerët iu përgjigjën raporteve të një gruaje që bërtiste për ndihmë, por i dyshuari u largua para se oficerët të arrinin. Hetimi identifikoi Brings Plenty dhe kamerat e trafikut treguan se ai po largohej nga qyteti menjëherë pas incidentit, duke udhëtuar drejt jugut në autostradën 59. Ky incident përfshin pretendime për dhunë në familje, gjë që kufizon sasinë e informacionit që mund të ndajmë për të mbrojtur viktimën”, thuhet në deklaratë.