.

FOTOLAJM/ Këlliçi me mollë me vete në protestë: Do arrestohet apo jo, Veliaj s’do të jetë me në atë zyrë

Dosja 5D/ Qytetarët protestë para bashkisë së Tiranës,

Belind Këlliçi

TIRANË- Ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zgjedhur që të mbaj një mollë në dorë teksa po merr pjesë protestë. Këlliçi duke folur për mediat tha se me protesta Veliaj do të largohet nga zyra, që mban.

“Po presim dhe drejtuesit e mbrojtës së Teatrit. Protesta do të nisë. Qëllimi është që të ketë reagim ndaj një banditi, që çdo ditë vjedh taksat tona, për t’u pasuruar me taksat e qytetarëve dhe me banditët e tij si kompania 5D. Madje askush nuk ka marrë masa. Protestat do të kulmojnë me largimin e Veliajt nga zyra. Arrestohet apo jo, Veliaj, ne do ta nxjerrim nga zyra”, tha ai.