.

Vuçiç mobilizon qeverinë: Përgatisni një grup “lufte” kundra Kosovës në KiE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka bërë thirrje Qeverisë, që të formojë sa më parë një ekip që do të luftojë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KE), duke theksuar se, duhet luftuar sa më fort, edhe pse shanset janë minimale.

“Ju po përdorni një argument të ri, që Prishtina nuk ka plotësuar asnjë kusht për t’u pranuar në organizata që kujdesen për të drejtat e njeriut. Ky është një argument kyç. Prishtina nuk mendon të formojë Unionin e Komunave Serbe”, tha Vuçiç në seancën e jashtëzakonshme.

Ai u tha ministrave se argumenti i mëparshëm, se Kosova nuk është shtet, nuk do të ketë efekt sepse shumica dërrmuese e anëtarëve të Bashkimit Evropian (BE) kanë qëndrim të ndryshëm dhe e njohin Kosovën si të pavarur.

Ai po ashtu ka treguar se raportuesja për Kosovën, Dora Bakoyani, duke folur fillimisht për pranimin e Kosovës, ka thënë se Prishtina do të ndalojë ndërtimin e bazave në veri të Kosovës dhe se do të formohet ZSO, por kjo nuk është respektuar