.

“Mbreti ka dalë lakuriq”, Lubonja për amnistinë penale: Kuvendi mesazh dekurajimi SPAK-ut, edhe opozita ka shkelur…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open në News24 ka komentuar miratimin e amnistisë penale në parlament.

Lubonja theksoi se Shqipëria është në një situatë, ku “mbreti ka dalë lakuriq”. Ai shtoi se Kuvendi, me miratimin e amnistisë penale i dërgoi mesazh SPAK-ut, duke e dekurajuar atë në luftën ndaj korrupsionit. Për Lubonjën, edhe opozita ka shkelur në dërrasë të kalbur.