.

Konfirmohet lidhja e Shakirës me aktorin britanik, zbulohet arsyeja pse miqtë e saj janë shqetësuar nga kjo romancë

Konfirmohet lidhja e Shakirës me aktorin britanik, zbulohet arsyeja pse

Lucien dhe Shakira

SHBA- Këngëtarja e njohur Shakira i është rikthyer zyrtarisht takimeve romantike, pasi konfirmohet se këngëtarja kolumbiane ka një të dashur të ri. Edhe pse duket se ata po takohen vetëm rastësisht, Shakira dhe aktori britanik Lucien Laviscount tani janë çift.

Të dy u njohën gjatë xhirimit të videoklipit të këngës së re të Shakirës me Cardi B, ‘Punteria’. Laviscount luan një rol të rëndësishëm në video, dhe të dy krijuan një lidhje pas kohës së tyre së bashku në xhirime.

Aktori britanik është i njohur kryesisht për rolin e tij në ‘Emily në Paris’ si Alfie. Ai ka qenë në disa filma dhe shfaqje që atëherë.

Sipas një burimi të brendshëm të Daily Mail: Shakira është e dëshpëruar të bjerë në dashuri por miqtë e saj janë të shqetësuar. Ata besojnë se aktori po përdor Shakirën për të fituar më shumë famë.