.

Dumani i shoqëruar nga dy prokurorë në KLP: DEA dhe FBI janë atashuar në zyrat e SPAK

Dumani i shoqëruar nga dy prokurorë në KLP: DEA dhe FBI janë

Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbërritur mëngjesin e sotëm në KLP. Dumani ka mbërritur për një takim në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë mëngjesin e sotëm.

Kreu i SPAK është shoqëruar nga dy prokurorët Klodian Braho dhe Adnand Xholi. Ai tha se puna e SPAK ka ndikuar që Shqipëria të dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Më tej, drejtuesi i SPAK pohoi se përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë SPAK për të dhënë ndihmën e tyre.

“SPAK ka luajtur një rol për të nxjerrë Shqipërinë nga lista gri e pastrimit të parave. SPAK ka krijuar besueshmëri me institucionet rajonale dhe më gjerë. Përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë zyrave të SPAK-ut për të dhënë kontributin e tyre. Ka progres në luftën ndaj korrupsionit”, tha Dumani.