.

Debat për Amnistinë Penale/ Alibeaj: Po votohet amoraliteti më i madh politik. Manja: Hapni sytë dhe lexojeni ligjin

Debat për Amnistinë Penale/ Alibeaj: Po votohet amoraliteti më i

enkelejd alibeaj, ulsi manja

TIRANË– Sekretari i përgjithshëm i PD-së së Vulës, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas futjes së ligjit të Amnistisë Penale në rendin e ditës në Kuvend.

Alibeaj tha te foltorja e Kuvendit se sot të gjithë po bëhen gati të votojnë një akt që sipas tij përmban brenda amoralitetin më të madh politik.

“Të gjithë bëhen gati për të votuar një akt që përmban brenda amoralitetin më të madh politik. E di që fundi i mandatit e vendos gjithsecilin në sfidën nëse do të vazhdojë apo jo, ndaj për këtë arsye lënë gjithçka mënjanë që të ruajnë karrigen e tyre. Asnjëri këtu që bëhet gati për të votuar Amnistinë nuk i hapet barku për të dënuarit, i sakrifikuari i madh sot është drejtësia. Me Amnistinë në heshtje, jashtë rregullave, janë 4 amendente që duhej të analizoheshin. Jepet vota për ti ulur dënimin atyre që janë dënuar nga drejtësia e re, SPAK dhe GJKKO. Detyrimi i parë që duhet të keni është që më së pari të bëni transparencë duke e kthyer tek komisioni i ligjeve, që publiku ta kujtojë se çfarë po gatuhet në këtë parlament. Janë 4 amendamente, 3 prej të cilave godasin SPAK”, tha Alibeaj.

Fjalës së Alibeajt iu përgjigj ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ku tha se asnjë i dënuar ose në proces hetimi nga GJKKO nuk do të përfitojë nga kjo amnisti.

 “Zoti Alibeaj mos bëni politikë me këtë çështje. Hapni sytë dhe lexojeni ligjin se jeni juristë. Ansjë i dënuar nga GJKKO nuk do të përfitojë. Madje janë depozitar dhe kërkesat e opozitës, për protestuesit, ata që kanë proceduar në këtë vend, që ndiqen penalisht nga drejtësia.”, tha ai.