.

Analiza e SPAK, Dumani rendit problematikat, kritikon institucionet: Ka rënë numri i rasteve të referimit

Analiza e SPAK, Dumani rendit problematikat, kritikon institucionet: Ka

Altin Dumani

TIRANA– Kryetari i Strukturës së Posaçme anti-Korrupsion, Altin Dumani, po raporton para KLP për punën 12 mujore të SPAK. Ai tha se jy institucion ka përcaktuar 11 objektiva madhore përgjatë tre viteve të ardhshme, të cilat synojnë forcimin edhe efketshmërinë në goditjen e paligjshmërisë në vend. Dumani shprehu kritika për institucionet shtetërore, të cilat sipas tij kanë ulur rastet e referimeve, ndërsa veçoi Policinë e Shtetit, e cila sipas tij ka kryer siç duhet rolin e vet.

“SPAK ka patur raport të lartë në marrjen e fajësisë ne te 3 shkallet e gjyqësorit. Disa nga problematikat e SPAK janë: mungesa e qarte ligjore ne lidhje me mbarimin e mandatit të një prokurori te SPAK. Do te cenohet vazhdimësia e hetimeve te nisura nga SPAK. Një problematike është mungesa e këshilltarëve ligjore. Problematike ngelet ngarkesa e shtuar pasi drejtuesit te SPAK i bie barra të përfaqësojë komisionarin publik ne KPA, pas përfundimit te mandatit.

Kjo është një problematike që ne e adresojmë tek KLP. Problematike është mungesa e referimeve te institucioneve publike ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, përjashtuar vetëm Policinë e Shtetit. Janë institucione te nivelit qendror dhe lokal, ky është një shqetësim, pasi SPAK i vetëm nuk adreson dhe përballon luftën kundër korrupsionit apo vepra të tjera penale nga persona që mbajnë një pozicion shtetëror. Ne dhe BKH jemi të hapur dhe shumë bashkëpunues me çdo institucion”, tha ai.