.

Amnistia Penale, Bardhi: Asnjë anëtar i korruptuar, nuk përfiton nga amnistia

Amnistia Penale, Bardhi: Asnjë anëtar i korruptuar, nuk

Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se pika e parë e rendit të ditës në Parlament duhet që të jetë interperlanca me kryeministrin Rama për drogën në Xibrakë. Ndërkohë që duke folur për amnistinë penale, Bardhi nga foltorja ka theksuar se asnjë anëtar i korruptuar nuk përfiton nga amnistia. Po ashtu ka theksuar se asnjë subjekt i dënuar nga GJKKO apo në ndjekje nga SPAK nuk përfiton.

Pikë e parë e rendit të ditës duhet të ishte interpelanca me kryeministrin Edi Rama për aferën e laboratorit të drogës në Xibrakë. Duhet të sqaroj dy momente, së pari çdo deputet ka të drejtë sipas rregullores që pas miratimit të nga Komisioni përgjegjës, gjatë shqyrtimit në seancë plenare të paraqesë amendamentet qe votohen në seancë. Grupi parlamentar i PD ka paraqitur 4 amendamente, ftoj secilin koleg që ka shqetësim, jo për të bërë politikë apo për të na sjellë modelin e tij të politikës që ka qenë gjithë kohës pazari dhe vetëm pazari, të bëjë amendament dhe Kuvendi ta shqyrtojë me përgjegjshmëri të plotë. 

Tre janë risitë e këtij projektligji që ne do të votojmë sot, falen të gjithë protestuesit, ndryshe nga praktika e lënies rrugëve të protestuesve, ne kemi marrë përsipër të parashikojmë faljen e çdo protestuesi, të shoqërisë civile apo politike, asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfiton dhe risia e tretë, ajo që flitet si gjë e madhe, asnjë subjekt i dënuar nga GJKKO apo është në ndjekje nga SPAK nuk përfiton,” tha Bardhi.