.

PS braktis komisionin hetimor, Vokshi: Rama-Nikolla, sillen si organizatë kriminale

Deputetët e opozitës në Komisionin hetimor parlamentar për Shëndetësinë kanë dhënë një deklaratë për media sot në mesditë, pasi deputetët e mazhorancës refuzuan të paraqiten në këtë komision.

Kryetarja e komisionit dhe njëkohësisht deputetja e PD, Albana Vokshi tha se “mazhoranca vazhdon të sillet si një organizatë e strukturuar kriminale që kryesohet nga Edi Rama dhe ndihmohet nga Lindita Nikolla“.

“Shkelin me të dyja këmbët, në mënyrë flagrante, Kushtetutën, shkelin rregulloren e Kuvendit. Nuk mjaftohen me kaq. Shkelin edhe ligjet antikushtetuese që i kanë miratuar vetë në mënyrë të njëanshme. Mbledhja e sotme bazohet në rregulloren e Kuvendit, neni 32, pika 2, që përcakton se është Kryetari i komisionit që njofton mbledhjen e radhës së komisionit.

E kam njoftuar këtë mbledhje, e kam njoftuar në fund të mbledhjes së djeshme, pasi mazhoranca refuzoi që të shqyrtonte kërkesat për informacion, sepse mendojnë se kështu do ta mbajnë peng punën e komisionit, do ta pengojnë zbardhjen e dy prej aferave më të mëdha në shëndetësi, atë të Check up dhe të Sterilizimit.

Por, për një gjë i siguroj: ne, opozita, deputetët e opozitës, unë si kryetare, por edhe të gjithë kolegët e mi që janë këtu të pranishëm në këtë konferencë, i informojmë se jemi të vendosur, ne do t’i shkojmë deri në fund pavarësisht pengesave, pavarësisht trukeve, pavarësisht bojkotit, sepse është mazhoranca…

Keni parë mazhorancë që bojkoton?! Që bojkoton mbledhjet e komisioneve parlamentare?! Nuk ndodh në asnjë vend të botës. E keni këtu, rastin e vetëm unikal në botë. Mazhoranca që bojkoton mbledhjet e komisioneve hetimore që kanë përparësi ndaj komisioneve të tjera edhe të përhershme!!!”, tha Vokshi.