.

Elia Zaharia ngjitet ne skenë…

Elia Zaharia ngjitet ne skenë…

Elia Zaharia

Premiere date 5 Prill ne Teatrin e Metropolit. “Para Perëndimit” është drama që rikthen Elia Zaharia në skenën e teatrit me një mesazh tronditës për shoqërinë shqiptare. Cfarë po e bën këtë shfaqje të tërheq vrullshëm vëmendjen e spektatorit. Me një interpretim drithërues nga Alfred Trebicka, Ilirda Bejleri, Elia Zaharia, Yllka Mujo, Sokol Angjeli, Luli Bitri, Alex Seitaj, Pjerin Vlashi, Alert Celoaliaj,Vasian Lami, Roerd Toce, Klesta Shero, Ligoraq Riza etj

“Para Perëndimit” një kryevepër e Dramaturgjisë Botërore. Një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar. Drama e nobelistit Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi për të shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore. A janë zgjedhjet e tij të lira apo të kontrolluara?

“Para Perëndimit” përqendrohet në dramën e  “mungesës së lirisë” me të cilën përballet 70-vjeçari Matthais Clausen. 3 vite pas vdekjes së gruas së tij, ai bie në  dashuri me një vajzë të re Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes.