.

U pështy në fytyrë nga banori, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng interesat e komunutetit himariot

U pështy në fytyrë nga banori, Tavo: Interesat e vogla kanë

vangjel tavo

HIMARË-Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e Himarës.

Ai u pështy nga një prej banorëve të pranishëm që kërkuan dhe largimin e tij nga mbledhja.  Tavo në një prononcim për median tha se “interesat e vogla kanë marrë peng interesat e komunutetit himariot”.

“Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt’ tha ai më tej.

Prefekti i Vlorës u ndal dhe tek hipotekimi i pronave në Himarë, ku tha se në bashkëpunim me Kadastrën e shtetit do të nisë javën tjetër procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor”

“Në lidhje me hipotekimin e pronave të tyre, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor” Unë si prefekt do zbatoj ligjin.  Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji.  Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit.”, tha Tavo.