.

Shtyhet mbledhja në Këshillin Bashkiak të Himarës/ Mbështetësit e Belerit kërkojnë largimin e Tavos, përplasen me policinë

Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh drejtuesin/ Tensione në

qytetaret

HIMARË– Ka nisur me tensione mbledhja në Këshillin Bashkiak të Himarë. Banorët dhe mbështetës të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, kanë kërkuar largimin nga salla të Vangjel Tavos.  Banorët e tensionuar janë përplasur edhe me policinë, ndërsa mbledhja është shtyrë.

Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Himarës, do të vendosë se cili do të drejtojë bashkinë, pasi edhe kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri edhe kryebashkiaku ne detyrë, Jorgo Goro ndodhen në burg.

Këshilli Bashkiak do të zgjedhë mes dy nënkryetarëve, Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria. I zgjedhuri do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja. Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Ndërsa kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe akuzohet për korrupsion në zgjedhje