.

Me 2 dosje në SPAK, 6 drejtorë të akuzuar për korrupsion dhe miliona euro të shpërdoruara/ A mund të jetë më Veliaj kryetar i Bashkisë së Tiranës?

Ditën e djeshme Bashkia e Tiranës mori të dytën godtje nga Prokuroria e Posaçme nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Deri më tani ka dy dosje hetimore në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe drejtorëve të saj. Fillimisht është dosja e aferës së Inceneratorëve, e cila burgosi drejtorin dhe bashkëpunëtorin e Erion Veliajt, Taulant Tushen si dhe disa zyrtarë të tjerë.

Nuk vonoi shumë se e njëjta gjë ndodhi dje, ku u dhanë 9 masa sigurie për drejtorët dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës. Në pranga ka rënë krahu i djathtë i Veliajt në Bashki, Mariglen Qato si dhe drejtori i UKT-së Redian Molla. I gjithë aksioni i SPAK ditën e djeshme ka ardhur si pasojë e denoncimit që bëri kandidati i Opozitës për kryetar Bashkie, Belind Këlliçi për dosjen 5D Konstruksion.

Të gjitha akuzat që Këlliçi ka bërë për dosjen 5D kanë rezultuar të sakta e janë konfirmuar dhe nga SPAK, i cili ditën e djeshme arrestoi të besuarit e Veliajt. Por ngrihet pyetja se çfarë do të bëhet me bashkinë më të madhe të vendit, me gjithë këto shkelje dhe akuza drejt saj. A duhet të vazhdojë puna normalisht apo e bashkia e Tiranës duhet që të përballet me votëbesim nga qytetarët.

Këlliçi pas zgjedhjeve të 14 majit ka denoncuar të gjithë mekanizmin e deformimit të votës dhe vjedhjeve të zgjedhjeve, akuzë e cila u mbështet edhe nga hetimet e SPAK. Mbi këtë rast a duhet që të japë dorëheqjen Veliaj nga kreu i Bashkisë? Jo vetëm për të mos penguar drejtesinë që të bëj punën e saj dhe për të mos fshirë provat, por edhe për shkak se ka humbur mandatin moralisht për të drejtuar bashkinë e kryeqytetit.

Deri më tani mbi këto ngjarje, nuk ka reaguar as vetë Veliaj dhe as kryeministri Edi Rama, i cili nën petkun e fjalëve “Nuk komentoj punën e drejësisë”, ka heshtur mbi të gjitha godtjet që kanë marrë Ministrat, Kryebashkiakët dhe deputetët e tij. A duhet që reagojë Edi Rama në këtë rast duke shkarkuar Veliajn, në mënyrë që Bashkia të shkoj në zgjedhje të reja paraprake.

Kjo pasi të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur, kanë treguar që Bashkia Tiranë nuk është e aftë që të menaxhojë qindra milionë në vit, për shkak të korrupsionit galopant. Tashmë në Bashkinë e Tiranës morali i drejtuesit të bashkisë është në dyshim ndërsa administrata e pabesueshme