.

Grabitja në selinë e PL-së, Meta: Kemi qenë gjithmonë target i Rilindjes, kanë tentuar të korruptojnë apo marrin peng persona pranë meje

Grabitja në selinë e PL-së, Meta: Kemi qenë gjithmonë

Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me grabitjen e regjistruar brenda selisë së tij të cilën e ka denoncuar në polici. Mësohet se është grabitur rrjet i komunikimeve elektronike, një pajisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë personat e përfshirë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

Meta i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 u shpreh se nuk ka besim se autoritetet do të zgjidhin diçka duke qenë se sipas tij kontrollohen nga Rilindja. Meta u shpreh se PL ka qenë target gjithmonë i Rilindjes për të korruptuar apo marrë peng persona rreth meje

“Nuk kemi shpresë të madhe sepse janë të kontrolluar nga Rilindja. Para disa ditësh po prezantoja sekretaren e re të PL dhe kur ishim në lidhje Live, lidhja nuk ekzistonte. Një orë e kaluam duke folur kot. Ishte hera e parë që ndodhte. Pastaj u bulua se një kabull ishte këputur me pinca. Dje u konstatua një ndërhyrje që kishte ndodhur në 6 mars, që tregon një ndërhyrje në server.

PL nuk ka patur roje natën prej disa muajsh, këtë nuk e dija. PL ka qenë target gjithmonë i Rilindjes për të korruptuar apo marrë peng persona rreth meje. Duam të ndjekim rrugën ligjore. Rrugët e tjera i kemi të lehta”, tha ai.