.

E moshuara sulmohet nga një kafshë në Greqi, banori gjen trupin e gjymtuar të viktimës, 85-vjeçares i mungonte koka

E moshuara sulmohet nga një kafshë në Greqi, banori gjen trupin e

Foto ilustruese

GREQI- Një ngjarje tronditëse është raportuar ditën e sotme në Greqi. Sipas raportimeve të mediave të huaja në komunitetin Katafyllio në Argithea është gjetur trupi i pajetë i një 85-vjeçareje. Mësohet se trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur nga një banorë i cili më pas ka njoftuar policinë.

Policia ka qenë në gatishmëri që prej pasdites së së enjtes pas zbulimit të trupit ndërsa ka nisur hetimet për vdekjen tragjike të saj. Nga raportime mësohet se trupi i të moshuarës është gjetur pa pjesën e kokës. Sipas autopsisë është zbuluar se viktima ishte ngrënë nga një kafshë por pa e specifikuar se çfarë lloje kafshe ka qenë ajo që i mori jetën dhe i ka këputur kokën.