Nesër në GJKKO do të mbahet seanca për caktimin e masës ë sigurisë PËR 8 drejtorët be ish drejtorët e bashkisë Tiranë të cilët dyshohen për veprën penale të korrupsionit në lidhej me të ashtuquajturën dosja 5D.

Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, drejtorët më të rëndësishëm në institucionin e bashkisë, do përballen me gjykatën me pranga në duar.

Të tjerët, do njihen me masën Detyrim për paraqitje.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.

Hetimi nisi kryesisht nga SPAK, më pas ka qenë Belind Këlliçi ai që dërgoi një kallëzim të ri për dosjen 5D.