.

U konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, dy të rinjtë në Durrës përfundojnë në pranga

U konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, dy të rinjtë në

policia e durresit

DURRËS– Dy persona 34 dhe 36 vjeç janë arrestuar pas një konflikti fizik mes tyre për motive të dobëta. Dy të arrestuarit janë banues në Durrës.

NJOFTIMI POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit B. C., 36 vjeç dhe E. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.